Plaçkitet një argjendari në veri të Mitrovicës

Dy persona të armatosur të mërkurën (sot), rreth orës 16 kanë plaçkitur një argjendari në pjesën veriore të Mitrovicës. 

Lajme

14/05/2014 19:46

Si njoftoi shefi operativ rajonal i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq, edne nuk dihet vlera e arit të plaçkitur, kurse pjesëtarët e PK-së kanë dalë në vendin e pla[itjes dhe po e bëjnë shikimin e hetimin.

Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 16 në rrugën Lola Ribar, kur dy plaçkitës, të cilët ishin të armatosur dhe me kapela në kokë, u futën në argjendari dhe morën një sasi ende të panjohur të arit”, tha Bojiq.

Ai njoftoi se policia po bën hulumtime intensive në bazë të përshkrimeve që janë marrë nga dëshmitarët okularë, si dhe video-incizimeve të kamerave të sigurisë.