Policët sulmohen me armë të gjata në Zveçan, lëndohet një prej tyre
Policia e Kosovës janë sulmuar sonte rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të Zveçanit. Siç bën të ditur policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, si pasojë e sulmit, një zyrtar policor është lënduar. Policia ka thënë se sulmi ka ndodhur me armë të gjata, nga disa persona, nga një automjet i…

Lajme
Policia e Kosovës janë sulmuar sonte rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të Zveçanit.
Siç bën të ditur policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, si pasojë e sulmit, një zyrtar policor është lënduar.
Policia ka thënë se sulmi ka ndodhur me armë të gjata, nga disa persona, nga një automjet i tipit Audi me targa KM.
Njoftimi i plotë nga Policia:
NJOFTIM PËR MEDIA
Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.
Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.
Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore. /Lajmi.net/