Policia konfiskon një armë zjarri në Vushtrri, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka konfiskuar një armë zjarri në Vushtrri. Sipas njoftimit të policisë, konfiskimi i armës është bërë nga ana e policisë në kohën kur njësia policore kishte qenë në një pikë kontrolli dhe gjatë kontrollit të një automjeti me targa…

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka konfiskuar një armë zjarri në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, konfiskimi i armës është bërë nga ana e policisë në kohën kur njësia policore kishte qenë në një pikë kontrolli dhe gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore, në automjet ishte gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë, shkruan lajmi.net.
“I dyshuar P.R., i moshës 33-vjeçare është shoqëruar në Stacion dhe është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar. Arma dhe karikatori janë konfiskuar dhe janë proceduar si prova materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas konsultimin me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Lajmi.net/