Policia, më lidhni me Fergusonin

Pas humbjes së Manchester Unitedit nga Sunderland në gjysmëfinalen e Capital One Cup, Greater Manchester Police ka njoftuar se ka marrë një thirrje të çuditshme nga një tifoz i cili thirri numrin emergjent 999, duke kërkuar të bisedojë me ish menaxherin, Sir Alex Ferguson. “Mbrëmë (të mërkurën), rreth orës 10:30, një person nga zona Cumpsall…

Sport

23/01/2014 18:06

Pas humbjes së Manchester Unitedit nga Sunderland në gjysmëfinalen e Capital One Cup, Greater Manchester Police ka njoftuar se ka marrë një thirrje të çuditshme nga një tifoz i cili thirri numrin emergjent 999, duke kërkuar të bisedojë me ish menaxherin, Sir Alex Ferguson.

“Mbrëmë (të mërkurën), rreth orës 10:30, një person nga zona Cumpsall në veri të Manchesterit telefonoi numrin 999 në gjendje të dehur duke kërkuar të bisedojë me Sir Alex Fergusonin, pas rezultatit të takimit kundër Sunderlandit”.

“Pa dyshim se mund të jetë e rëndë dhe moment shqetësuar kur skuadra juaj e zemrës humb një ndeshje, mirëpo a mundemi të gjithë ta kujtojmë se 999 duhet të përdoret vetëm në rastet emergjente. Për çdo pyetje tjetër në lidhje me policinë që nuk kanë të bëjnë me raste emergjente, mund të thërrisni në numrin 101”, shkruante në postimin e publikuar nga policia në Facebook.

Manchester United u mposht pas penalltive nga Sunderland duke u eliminuar në gjysmëfinale të Capital One Cup. Ata aktualisht gjenden në pozitën e shtatë në tabelë pasi David Moyes u bë pasardhës i Fergusonit në postin e menaxherit.