Policia serbe vrau një norvegjez
Sipas njoftimit të organeve serbe të rendit ai u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë në pjesën jugore të këtij vendi. Gjatë këtij shkëmbimi zjarri, ku mbeti i vdekur norvegjezi me iniciale T. S. K., është plagosur edhe një polic.

Lajme
Policia e Serbisë ka njoftuar se ka vrarë një qytetar norvegjez. Sipas njoftimit të organeve serbe të rendit ai u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë në pjesën jugore të këtij vendi.
Gjatë këtij shkëmbimi zjarri, ku ka mbetur i vdekur norvegjezi me iniciale T. S. K., i lindur në vitin 1975, është plagosur edhe një polic.
Policia thotë se ai e kishte kapur një armë, pasi e kishte qëlluar një polic me tullë në kokë, e pastaj pa kontroll kishte shtënë kundër autobusit të policisë, ditën e shtunë, raporton Radio Evropa e Lirë.
Pastaj policia thotë se e kishin përcjell personin në shtëpinë e tij në qytetin e Preshevës, ku ai vdiq nga shkëmbimi i zjarrit.
Sipas medieve serbe ai kishte jetuar në Preshevë me gruan e tij maqedone.