Portieri i ri të Barcelonës

Portieri i Atletico Madridit, Thibaut Courtois është përmendur si objektiv i Barcelonës, për transferim në Nou Camp në fund të këtij sezoni si zëvendësues i Victor Valdesit i cili ka paralajmëruar largimin nga klubi. Valdes ka vendosur të braktis Barcelonën pas skadimit të kontratës së tij gjatë verës dhe gjiganti katalan nga fillimi i këtij…

Sport

04/02/2014 15:10

Portieri i Atletico Madridit, Thibaut Courtois është përmendur si objektiv i Barcelonës, për transferim në Nou Camp në fund të këtij sezoni si zëvendësues i Victor Valdesit i cili ka paralajmëruar largimin nga klubi.

Valdes ka vendosur të braktis Barcelonën pas skadimit të kontratës së tij gjatë verës dhe gjiganti katalan nga fillimi i këtij edicioni është hedhur në kërkim të një pasardhësi.

Courtois ka qenë një prej emrave më të përmendur si opsion, mirëpo portieri belg – i huazuar në Atletico Madrid nga Chelsea – por babai dhe menaxheri i tij, Thierry, ka mohuar se i riu është pranë kalimit në Nou Camp dhe zbuloi se kush do të jetë portieri i ri i Barcelonës.

“Nuk kam zhvilluar asnjë kontakt me Barcelonën për birin tim. Kanë qenë vetëm spekulime të medieve, por duket se Barcelona ka gjetur portierin e ri, ai duhet të jetë Ter Stegen”, u shpreh Thierry Courtois.

Marc Andre ter Stegen, portier i Borussia Monchengladbachut pritet të jetë pasardhës i Valdesit.