Presidentja udhëton me “Economy Class”

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është kthyer sot nga Vjena, ku ka marrë pjesë në Kongresin e 11’të Ndërkombëtar të Vjenës. Në Aeroplan, ajo është ulur në pjesën e zakonshme, në atë që quhet \"Economy Class\" dhe jo në pjesën e rezervuar \"Business Class\".

Lajme

22/01/2014 11:53

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është kthyer sot nga Vjena, ku ka marrë pjesë në Kongresin e 11’të Ndërkombëtar të Vjenës.

Në punimet e këtij Kongresi, Presidentja Jahjaga ka mbajtur një fjalë në temën “Vizioni për Europën”.

Gjatë kthimit, Presidentja e Kosovës është ulur në pjesën e zakonshme të aeroplanit, atë që quhet “Economy Class” dhe jo në pjesën e rezervuar “Business Class”.

Me “Economy Class”, përgjithësisht, udhëtojnë qytetarët e rëndomtë.

Madje as shumë politikanët kosovarë nuk udhëtojnë me “Economy Class”.

Jahjaga nga Vjena është kthyer me Këshilltarin e saj për media, Arbër Vllahiu, e bashkë me ta në të njëjtin rend ka qenë ulur edhe Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku, të cilës i ka lënë përshtypje ky gjest i Presidentes Jahjaga.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Facebook edhe një foto me Presidenten Jahjaga duke u kthyer nga Vjena.

“Me Presidenten e Kosovës duke u kthyer nga Vjena! Nuk ngjanë shpesh të takosh udhëheqës shtetesh që udhëtojnë në ekonomi!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.