Prishtina International Autoshow shënon edicionin e dytë – Lajmi.net
Prishtina International Autoshow shënon edicionin e dytë
Autori: Lajmi.net Auto & TekLajme 13:43, 15 April 2019
Panairi “PRISHTINA INTERNATIONAL AUTOSHOW” shënon edicionin e dytë, organizuar bashkarisht nga Shoqata e Auto Importuesve të Autorizuar dhe kompanisë Modus Event Management.

Lokacioni i evenimentit është në Sallën e Panaireve në Shkabaj me kohë-zgjatje prej katër ditësh. Ky panair është i pari i këtij lloji dhe është vlerësuar si një nga ngjarjet më atraktive dhe promovuese në Kosovë dhe ndërkombëtarisht.

Në panairin “PRISHTINA INTERNATIONAL AUTOSHOW” vizitorët do ta kenë mundesinë të shohin për së afërmi veturat më të reja në treg, me teknologjinë më të fundit në Auto Industrinë Botërore.

Poashtu, krijimin e një kampanje që promovon benificionet, përparësitë, sigurinë dhe vetëdijesimin për ruajtjen e ambientit apo eko-sistemit me automakinat “Hybrid”.

Duke u bazuar në edicionin e kaluar të “PRISHTINA INTERNATIONAL AUTOSHOW”, ku ka qenë një pjesëmarrje shumë e madhe prej 25.000 vizitorësh, presim që edhe këtë vit panairi të ketë sukses pasi që edhe interesimi i qytetarëve dhe kompanive pjesëmarrëse është akoma më i madh se herën e parë.

Promovimi i këtij panairi do të përcillet me një strategji dinamike promovuese në bazë të planit medial dhe të marketingut ku të gjithë participuesit e këtij panairi do të jenë të përfshirë përmes markës/logos në të gjitha materialet promovuese: TV spot, billboard, publikime, postera, flyera, webfaqe, Facebook, instagram etj.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO