Probleme te Inter, Spalletti e përzë nga stërvitja lojtarin

12:54 | 17 Maj 2019

Inter është afër të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të Serie A.

Qëllimi i Inter para fillimit të këtij sezoni, ka qenë sigurimi i një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve, gjë që është shumë afër të arrihet.

Në dy ndeshjet e fundit, Inter ka nevojë për tre pikë për të arritur këtë sukses.

Këto ditë në kampin ‘zikaltër’ është stërvitur shumë me një angazhim të madh për të arritur synimet e tyre.

Mos angazhimi në stërvitje, ka bërë që trajneri Luciano Spalletti ta përzë nga stërvitja mesfushorin Joao Mario.

Problemet me lojtarë nuk janë të panjohura për Inter, që në muajin shkurt nga skuadra ishte suspenduar edhe kapiteni Mauro Icardi./Lajmi.net/