Problemi i Messit

Lionel Messi nuk është në formën e tij më të mirë. Këtë e kanë vërejtur të gjithë ata që kanë shikuar katër ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Ligë ku ylli argjentinas nuk arriti të realizonte gol. Messi – futbollisti kryesor i gjigantit katalan – duket sikur ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi…

Sport

04/11/2013 21:15

Lionel Messi nuk është në formën e tij më të mirë. Këtë e kanë vërejtur të gjithë ata që kanë shikuar katër ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Ligë ku ylli argjentinas nuk arriti të realizonte gol.

Messi – futbollisti kryesor i gjigantit katalan – duket sikur ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi më herët gjatë këtij sezoni, dhe këtë e ka konfirmuar edhe babai i tij, Jorge Messi, sipas së cilit, sulmuesi ende vuan nga forma jo ideale fizike.

“Dëmtimet që ka pësuar në periudhën e fundit kanë ndikuar tek Leo, andaj ai do të dëshironte që t’i shmanget lëndimeve të reja”, deklaroi Jorge Messi për mediet spanjolle, derisa shprehu bindjen e tij se numri 10 i Barcelonës shumë shpejt do të shkëlqejë sërish.

“Rrini të qetë, ai do të kthehet”, përfundoi Jorge.