Prokuroria ndjek penalisht pesë deputetë

Pesë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga rajoni i Prizrenit janë akuzuar nga Prokuroria për mosdeklarim apo deklarim të rrejshëm të pasurisë.

Lajme

14/05/2014 09:20

Nait Hasani, Mursel Haljilji, Duda Balje, Enis Kervan dhe Albert Kinolli akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për shkak se kanë deklaruar vetëm pagën bazë të deputetit dhe jo të hyrat e tjera nga mëditjet në komisione të ndryshme parlamentare.

Prokuroria e Shtetit i ka prezantuar si suksese në luftën kundër korrupsionit aktakuzat kundër vetëm tre deputetëve dhe disa zyrtarëve të tjerë, shkruan \”Koha Ditore\”.

Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, prokurorja Laura Pula ka treguar javën e kaluar në një konferencë për media se në mesin e disa zyrtarëve, Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër tre deputetëve, pa treguar se për çfarë veprash dhe kush janë të akuzuarit.

Emrat e tyre nuk i ka bërë publike as kur gazeta ka kërkuar sqarime se kush janë të akuzuarit dhe për çfarë veprash akuzohen ata.