Pse Goran Dragic zgjodhi Nets para skuadrave si Lakers e Bucks?
Goran Dragic ka bërë një tjetër lëvizje së fundmi në merkaton e NBA.

Sport
Ylli slloven i basketbollit iu bashkua skuadrës së Brooklyn Nets, pas aventurës që së fundmi kishte me Toronto Raptors.
Toronto dërgonin lojtarin te San Antonio Spurs, por këta të fundit e lanë të lirë. Lakers, Buck dhe Nets ishin të interesuar për të. Slloveni zgjodhi Nets.
Sipas mediave amerikane, fundori kishte vetëm një arsye që shtyu zgjedhjen e tij, përcjell lajmi.net.
Arsyeja lidhet direkt me kryetrajnerin e Brooklyn Nets, Steve Nash.
Nash ka qenë mentori i lojës së Goran Dragic, kur dyshja ishin pjesë e Phoenix Suns. /Lajmi.net/