Pse Tirana e Prishtina nuk e uruan Ivanovin?

Tirana e Prishtina kanë injoruar Presidentin e Ri të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duke mos e uruar për postin e tij. Analistët nga atje thonë se kjo vije si pasojë e politikave të Maqedonisë ndaj shqiptarëve. Megjithatë, ata shprehen se mos urimi mund të ftohë edhe më shumë raportet.

Lajme

13/05/2014 18:14

Asnjë mesazh urimi nga Shqipëria dhe Kosova nuk marrë për mandatin e ri Presidentit Maqedonisë Gjorge Ivanov. Ndërkaq sipas analistëve në Maqedoni kjo vije si rezultat e politikës injoruese ndaj shqiptarëve nga ana e shtetit të Maqedonisë .

Sipas tyre pa marrë parasysh qasjen e shtetit maqedonas ndaj  shqiptarëve, vonesa e urimit për Ivanovin, nga Tirana dhe Prishtina, vetëm sa do të ftohte marrëdhëniet mes shteteve, transmeton Alsat-M.

Mersel Bilalli, analistë nga Maqedonia, tha se politika e qeverisë e cila është reflektuar edhe te Presidenti, ka qenë injoruese ndaj fqinjëve shqiptar.

“Ai ka qenë një hije e kryeministrit apo zëdhënës i qeverisë. Fushata ka qenë politikë e kryeministrit, ka qenë refleks i politikës së Presidentit bazuar në nacionalizëm, injorimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe injorimin e proceseve integruese. Në atë kontekst, e shoh injorimin nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë arsye shtesë që ta injorojnë Ivanov-in, duke pasur parasysh rolin e tij injorante ndaj subjektit shqiptar në Ballkan”, tha Mersel Bilalli, analist.

Ndërkaq,  eksperti juridik Osman Kadriu,thotë se pavarësisht qasjes jo- korrekte që ka pasur Ivanov ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, çdo vonesë në urimet e tyre do të thellonte akoma më shumë hendekun në marrëdhëniet diplomatike mes këtyre vendeve.

“Wshtw e nevojshme që të mos thellohet hendeku, por përkundrazi të mundohemi me politikë dhe diplomaci të krijojmë dhe të avancojmë marrëdhëniet e shëndosha ndërmjet shteteve Kosovë- Maqedoni dhe Shqipëri-Maqedoni. Kjo është në dobi të politikës së shteteve, me këtë fitojnë vetë shqiptarët në Maqedoni në aspekt të drejtave që ato duhet t’i gazojnë konform Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare”, tha Kadriu.

 (Alsat-M).