PSG kërkon Januzajn

Paris Saint-Germain planifikon të bëjë një përpjekje ambicioze për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar Sports Direct News. Gjiganti i pasur nga Ligue 1 do të paraqes ofertë për 18-vjeçarin nëse skuadra e e tij nga Old Trafford dështon të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm…

Sport

25/01/2014 18:50

Paris Saint-Germain planifikon të bëjë një përpjekje ambicioze për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar Sports Direct News.

Gjiganti i pasur nga Ligue 1 do të paraqes ofertë për 18-vjeçarin nëse skuadra e e tij nga Old Trafford dështon të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Januzaj është një prej futbollistëve më të dalluar të Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni, duke shpaguar besimin e menaxherit David Moyes i cili është duke e aktivizuar në formacionin bazë.

Ylli kosovar nënshkroi kontratë të re afatgjate në klub në tetor, por në marrëveshje besohet se është i përfshirë një dëmshpërblim që i mundëson atij largimin nga klubi nëse United nuk kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Përveç PSG’së, Januzaj është përmendur edhe si objektiv i Barcelonës, por edhe Juventusit. Ai ka realizuar tre gola në 21 paraqitje në të gjitha garat gjatë këtij sezoni.