PSG mashtron me financa

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge ka hedhur akuza të ashpra ndaj Paris Saint-Germain duke shprehur dyshimin e tij se kampioni i Ligue 1 nuk është duke respektuar rregullat e fair playt financiar. UEFA ka fuqizuar rregullën që secili klub kontinental nuk guxon të shpenzojë më tepër se sa gjeneron nga të…

Sport

05/02/2014 08:10

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge ka hedhur akuza të ashpra ndaj Paris Saint-Germain duke shprehur dyshimin e tij se kampioni i Ligue 1 nuk është duke respektuar rregullat e fair playt financiar.

UEFA ka fuqizuar rregullën që secili klub kontinental nuk guxon të shpenzojë më tepër se sa gjeneron nga të hyrat, përndryshe do të përjashtohet nga garat e rëndësishme si Liga e Kampionëve dhe Europa League.

Mirëpo, Rummenigge nuk është i bindur se PSG është duke iu përmbajtur rregullave.

“Nuk besoj se PSG mund të respektoj fair plan financiar, jemi të njoftuar për shumat që vijnë nga Katari, rreth 200 milionë në stinor”, deklaroi Rummenigge për SpoBis.

PSG përbëhet nga yje të shumtë, të transferuar në klub së fundmi, ku shumica, përfshirë futbollistin kryesor Zlatan Ibrahimovic kanë paga jashtëzakonisht të larta.