Publikohet lista e Brazilit për Kupën e Amerikës, ka disa befasi

16:51 | 17 Maj 2019

Selektori i kombëtares së Brazilit, Tite, ka publikuar listën e skuadrës që do të jetë pjesëmarrëse në garat e Kupës së Amerikës.

Në listën e përbërë prej 23 emrave, ka pasur edhe disa befasi nga selektori, i cili ka vendosur të mos ftojë lojtarë që kanë luajtur tejet të mirë.

Mesfushori i Liverpool, Fabinho, apo edhe Lucas Moura i Tottenham, asnjëri nuk janë ftuar me kombëtaren, edhe pse do të jenë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu, në listë mungon edhe ylli i Real Madrid, Vinicius JR, i cili vuan nga një lëndim.

Vlen të përmendet se në listë është kthyer mesfushori i Manchester City, Fernandinho, i cili nuk ishte pjesë e kombëtares që nga Kupa e Botës 2018.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 23 emrat e ftuar nga Tite.

Portierët: Alisson, Ederson, Cassio

Mbrojtësit: Dani Alves, Fagner, Alex Sandro, Filipe Luis, Thiago Silva, Marquinhos, Miranda, Eder Militao

Mesfushorët: Casemiro, Fernandinho, Arthur, Allan, Paqueta, Coutinho, Neymar, Everton

Sulmuesit: David Neres, Richarlison, Firmino, Gabriel Jesus /Lajmi.net/