Publikohet videoklipi i dyshes Shakira-Rihanna
Më në fund është publikuar videoklipi i dyshes Shakira e Rihanna. Këngëtarja kolumbiane dhe ajo nga Barbados e kanë regjistruar së bashku cinglin ‘Can’t Remember to Forget You’, që është pjesë e albumit të dhjetë të Shakirës. Kjo video është mjaft e ‘nxehtë’ dhe dy artistet kanë bërë gjeste erotike, në një lokacion ekzotik. Ndër…

ShowBiz
Më në fund është publikuar videoklipi i dyshes Shakira e Rihanna. Këngëtarja kolumbiane dhe ajo nga Barbados e kanë regjistruar së bashku cinglin ‘Can’t Remember to Forget You’, që është pjesë e albumit të dhjetë të Shakirës.
Kjo video është mjaft e ‘nxehtë’ dhe dy artistet kanë bërë gjeste erotike, në një lokacion ekzotik. Ndër të tjera, të dyja këngëtaret kanë prejardhje nga Karaibet dhe duket se klipi ka dashur t’u bëjë homazh tokës së tyre të lindjes.
Në video, dy yjet duken mjaft të afërta, ndërsa konsumojnë edhe cigare. “Të punoja me të ishte një kënaqësi për mua”, ka thënë Shakira në intervistën dhënë revistës ‘Glamour’ për numrin e shkurtit.
“Ajo është femra më seksi në planet. Në fund të fundit, jemi të dyja vajza karaibike. Jo rastësisht në mes nesh ka lindur menjëherë afërsia. Ajo ishte një mjeshtre e vallëzimit dhe mjaft e ëmbël”, vazhdoi bashkëshortja e futbollistit spanjoll, Pique. Dëgjojeni dhe shijojeni këtë hit të ri.