Qendrat për punë sociale ballafaqohen me mungesë të punëtorëve

Qendrat për punë sociale ballafaqohen me mungesë të punëtorëve, mbingarkesa por edhe mungesë të kushteve elementare për ofrim të shërbimeve cilësore. Kështu u tha në një tryezë të diskutimi të organizuar sot nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me temën “Puna, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale (QPS)”. Drejtori i Qendrës…

Lajme

06/12/2022 12:25

Qendrat për punë sociale ballafaqohen me mungesë të punëtorëve, mbingarkesa por edhe mungesë të kushteve elementare për ofrim të shërbimeve cilësore.

Kështu u tha në një tryezë të diskutimi të organizuar sot nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me temën “Puna, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale (QPS)”.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi tha se në këtë qendër ka mbi ngarkesë të punëtorëve socialë. Ai tha se kanë vetëm pesë punëtorë socialë, teksa si shqetësim ngriti edhe mungesat buxhetore.

Se, QPS-të ballafaqohem me shumë sfida e tha edhe kryetari i Lidhjes së QPS-së në Kosovë, Blerim Shabani i cili kërkoi të adresohen disa ndryshime legjislative. Ai vuri thekson te krijimi i një fondi emergjent buxhetor.

Edhe nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj deklaruan se kanë mungesë të stafit të punëtorëve. Ushtruesja e drejtorit të kësaj qendre, Adelina Rexhepi tha se nuk kanë një objekt punë të përshtatshëm pasi nuk kanë qasje personat me aftësi të kufizuara, nuk kanë veturë si qendër derisa u shpreh se dhe kujdestaritë punëtorëve socialë nuk po kompensohen.