Qetësia e Fortë

Kryetari Lexhendar, Visar Arifaj, premton se Halloween do të shpallet festë zyrtare në Kosovës. Ai thotë se Halloween ka simbolikë të rëndësishme në Kosovë, pasi simbolizon maskat që kanë vendosur politikanët tanë gjatë fushatës zgjedhore.

Lajme

31/10/2013 16:04

Pas 30 ditësh zhurmë elektroale, publiku kosovar ka nevojë për qetësi. Këtë nevojë qytetare duket se e ka kuptuar më së miri Partia e Fortë, e cila pas dhurimit të 10.800 Sekondave qetësi përmes spotit publicitar të transmetuar në tri televizionet nacionale gjatë fushatës zgjedhore, ka vendosur që përmes mbylljes se fushatës 24 orë më herët nga afati ligjor të dhurojë edhe  81.000 sekonda plus, që totalin e sekondave të dhuruara të qetësisë gjatë kësaj fushate e ngrit në 97.200.

Meqë Kryetari Lexhendar ka konfirmuar praninë e tij në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ që transmetohet të premtën mbrëma, dhe zgjatë 5.400 sekonda, kjo dhuratë zbret në total prej 90.800 sekondave.

Kryetari Lexhendar, Visar Arifaj, ritheksoi faktin se PF që nga fillimi ka qenë e sigurt në fitore me 120 % të votave, pavarësisht nga fakti se nëse qytetarët dalin apo jo në zgjedhje.

“Por për të shkak të shprehisë, por edhe të respektit ndaj miqve ndërkombëtarë, do të ishte mirë që qytetarë të dalin në votim, qoftë kjo edhe në mënyrë simbolike apo teatrale”.

“Fakti që mbyllja e fushatës dhe festimi i fitores koincidon me festën e Halloween, nuk është fare rastësi për zyrtarët e Partisë së Fortë, e në veçanti për Kryetarin Lexhendar”.

“Halloween ka simbolikë të rëndësishme për ne politikanët, pasi që simbolizon gjendjen tonë gjatë fushatës zgjedhore, gjatë së cilës ne të gjithë i vëmë maskat, me fjalë të tjera për ne politikanët e tërë fushata është një lloj Halloween”.

“Për këtë arsye por edhe për faktin që si festë me origjinë përendimore simbolizon integrimet Indo Europiane, unë kam vendosur që Halloween të shpallet festë zyrtare e Republikës së Kosovës”.

Kryetari Lexhendar me këtë rast ftoi gazetarët dhe të gjithë qytetarët që të dielën mund të jenë të dobishëm në mënyra të ndryshme, që sonte t’i bashkohen atij dhe nënkryetareve/ëve në festimin e mbylljes së fushatës, festimin e fitores dhe festën Halloween në Lokalin Miqtë.