Qyteza që duket sikur është goditur nga meteori

Ka njerëz në botë të cilët jetojnë në vende befasuese, si në qyteza rrëzë vullkaneve, apo nëpër stane të rrezikshme në pjesë të larta të Himalajeve. Por, kjo qytezë spanjolle duket sikur është goditur nga meteori, por qytetarët thjesht kanë vendosur të jetojnë aty. 

Lifestyle

13/05/2014 22:17

Setenil de las Bodegas quhet ky vendbanim spanjoll, ku jetojnë rreth 3,000 banorë. Kjo qytezë e bardhë është e vendosur në verilindje të Cadizit, ka pamje unikale me shumë shtëpi që janë ndërtuar në grykë dhe nën të.

Njerëzit kanë zgjedhur këtë vend për jetesë për shkaqe shumë praktike. Shpellat natyrore të Setenil janë ideale për banim. Në vend të ndërtimit të tërë shtëpisë, që do të ofronte fllad gjatë mbrëmjeve verore dhe ngrohtësi gjatë dimrit, mjafton të ndërtohet vetëm nja ballë i fasadës, kurse për gjithçka tjetër përkujdesen shkëmbinjtë.

Mendohet që njerëzit kanë jetuar këtu që nga periudha parahistorike. Megjithë dukjen e pazakonshme dhe jetës që zhvillohet nën shkëmbinj, qyteza nuk është aq larg prekjes me botën tjetër. Baret, restorantet dhe shitoret ushqimore në Setenil janë ranguar si më të mirat në regjion. Shikoni galerinë e fotove dhe mahnituni.