Reagon më në fund Icardi, tregon klubin ku do të luajë

14:44 | 17 Maj 2019

Ditë pas dite në media qarkullojnë lajme dhe informacione se Mauro Icardi është 100% i larguar nga Inter, dilema e vetme mbetet skuadra ku do vijojë karrierës.

Këtë të premte, “La Gazzetta dello Sport” bëri me dije se vullneti i argjentinasit është për të kaluar tek Juventus, aty ku i plotësohen kushtet e tij, për më tepër që është brenda në Itali, aty ku ka në shkollë edhe fëmijët.

Gjithsesi këtyre zërave 26-vjeçari iu është përgjigjur me një mesazh publik nga Instagrami (aty ku reagon gjithmonë Icardi), duke mohuar kategorikisht këto si lajme të rreme dhe se vullneti i tij është të qëndrojë tek Inter, gjë që ia ka shprehur edhe drejtuesve të klubit.

“Meqenëse shtypi ka raportuar kohët e fundit lajme që nuk i pasqyrojnë mendimet dhe vullneti im, dua të informoj tifozët tanë se unë kam njoftuar në mënyrë të përsëritur klubin për synimin tim për të qëndruar tek Inter.

Kështu që tani e tutje nuk do të krijohen keqkuptime të asnjë lloji. Unë i kuptoj interesat e shtypit për të shitur lajme të rreme por më shumë se t’i sqaroj gjërat personalisht që nuk mund ta bëj. Unë e përsëris: Kam shprehur tashmë për Interin vullnetin për të qëndruar sepse Interi është familja ime. Koha do të tregojë se kush e tha të vërtetën. Forca Inter, gjithmonë…”, ishte mesazhi i Icardit pas lajmeve të ditës së sotme./Telesport/