Reali sheh finalen

Real Madrid mposhti Atletico Madridin me rezultat të tellë 3:0 dhe bëri një hap të madh drejt kualifikimit për në finalen e Copa del Rey. Los Blancos ishin mjaft fatlum pasi dy prej golave të tyre u realizuan pas devijimeve të futbollistëve mysafirë. Goditjen e Pepes në portën e tij e devijoi Emiliano Insua duke…

Sport

05/02/2014 20:56

Real Madrid mposhti Atletico Madridin me rezultat të tellë 3:0 dhe bëri një hap të madh drejt kualifikimit për në finalen e Copa del Rey.

Los Blancos ishin mjaft fatlum pasi dy prej golave të tyre u realizuan pas devijimeve të futbollistëve mysafirë. Goditjen e Pepes në portën e tij e devijoi Emiliano Insua duke mos i dhënë asnjë shans portierit Thibaut Courtois.

Pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal të Realit, por pak para se të kompletohej një orë lojë, i riu Jese Rodriguez e dyfishoi epërsinë e vendasve duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të bukur nga Angel di Maria.

Kurse, rezultatin përfundimtar dhe fitoren e thellë të Realit e vendosi sërish një futbollist i Atleticos. Kësaj radhe ishte Miranda ai që e devijoi topin në portën e tij pas goditjes nga Di Maria.

Reali sheh finalen, me Barcelonën ose Real Sociedadin, pasi Atletico përballet me detyrë të vështirë në ndeshjen e kthimit ku nuk do të luajë sulmuesi kryesor Diego Costa, i suspenduar.