Reina e kishte vendin në Barcelonë

Napoli duhet t’i falënderohet Victor Valdesit për vendimin e tij për respektimin e kontratës me Barcelonën. Sipas asaj që ka deklaruar Miguel Reina, babai i portierit Pepe Reina, klubi katalan kishte arritur marrëveshje për rikthimin e birit të tij në Nou Camp. Mirëpo, vendimi i Valdesit për të mbetur në Barcelonë edhe një sezon, bëri…

Sport

09/11/2013 09:52

Napoli duhet t’i falënderohet Victor Valdesit për vendimin e tij për respektimin e kontratës me Barcelonën. Sipas asaj që ka deklaruar Miguel Reina, babai i portierit Pepe Reina, klubi katalan kishte arritur marrëveshje për rikthimin e birit të tij në Nou Camp.

Mirëpo, vendimi i Valdesit për të mbetur në Barcelonë edhe një sezon, bëri që Reina të përfundojë nga Liverpool te Napoli në formë huazimi për një vit.

“Biri im e kishte kryer marrëveshjen me Barcelonën por më pas Valdes vendosi të mbetet në klub dhe nuk u krye transferimi”, deklaroi Miguel Reina për të përditshmen sportive madrilene AS.

Tani, Barcelona ka filluar kërkimin për pasardhësin e Valdesit dhe Reina sërish përmendet si opsion edhe pse së fundmi kanë qarkulluar njoftime se klubi gjerman i ka dhënë prioritet blerjes së portierit të Borussia Monchengladbachut, Ter Stegen.