lajmi.net

Rekordi i Bayernit

Bayern Munich vendosi rekord në Bundesligë me 37 ndeshje pa pësuar humbje. Gjiganti bavarez mposhti Augsburgun me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 12-të dhe theu rekordin e skuadrës së Hamburgut të shënuar 30 vjet më parë. Golat nga mbrojtësi Jerome Boateng dhe mesfushori Franck Ribery në pjesën e parë, kurse krejt në fund…

Sport

09/11/2013 16:26

Bayern Munich vendosi rekord në Bundesligë me 37 ndeshje pa pësuar humbje. Gjiganti bavarez mposhti Augsburgun me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 12-të dhe theu rekordin e skuadrës së Hamburgut të shënuar 30 vjet më parë.

Golat nga mbrojtësi Jerome Boateng dhe mesfushori Franck Ribery në pjesën e parë, kurse krejt në fund Thomas Muller shtoi një tjetër nga penalltia që i mjaftuan ekipit të Pep Guardiolës që të marrë pikë të plota dhe shumë të rëndësishme me çka përveç rekordit të arritur ata u shkëputën në katër pikë në krye të renditjes, pas humbjes së Borussia Dortmund në udhëtim te Wolfsburg me rezultat 2:1.

Në ndeshjet tjera, Bayer Leverkusen fitoi ndeshjen dramatike kundër Hamburgut me rezultat 5:3, kurse përforcimi i ri, mesfushori Kevin Prince-Boateng realizoi dy herë kurse Farfan e shtoi një tjetër në fitoren e Schalkes kundër Werder Bremenit 3:1.

Rezultatet:

Leverkusen – Hamburg 5:3

Bayern Munich – Augsburg 3:0

Hoffenheim – Hertha Berlin 2:3

Schalke – Werder Bremen 3:1

Wolfsburg – Borussia Dortmund 2:1

Rekordi i Bayernit

Bayern Munich fitoi 2-1 si mysafir i Hoffenheimit dhe barazoi rekordin prej 36 ndeshjesh pa humbje në Bundesligë. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola bëri atë që kishte bërë Hamburg gjatë periudhës janar 1982 dhe janar 1983, duke dalë si fitues nga Rhein-Neckar-Arena në Sinsheim. Njësoj sikurse në dy xhirot e shkuara, Bayern ishte në disavantazh…

Sport

02/11/2013 17:27

Bayern Munich fitoi 2-1 si mysafir i Hoffenheimit dhe barazoi rekordin prej 36 ndeshjesh pa humbje në Bundesligë. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola bëri atë që kishte bërë Hamburg gjatë periudhës janar 1982 dhe janar 1983, duke dalë si fitues nga Rhein-Neckar-Arena në Sinsheim.

Njësoj sikurse në dy xhirot e shkuara, Bayern ishte në disavantazh prej një goli para se të rikthehet për të marrë piket e plota.

Niklas Sule e kaloi Hoffenheimin në epërsi pas 34 minutash lojë, por kundërpërgjigja e Bayernit nuk vonoi shumë. Mario Mandzukic realizoi në minutën e 39-të kurse golin e fitores për gjigantin bavarez e shënoi Thomas Muller, në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, përveç që barazoi rekordin e Hamburgut, Bayerni riktheu kreun e tabelës në Bundesligë me 29 pikë, një më tepër se Borussia Dortmund.

Rezultatet:

Braunschweig – Leverkusen 1:0

Hamburg – M’Gladbach 0:2

Hertha – Schalke 0:2

Hoffenheim – Bayern 1:2

Nurnberg – Freiburg 0:3