Rikthehet Neymar, i gatshëm për sfidën me Korenë e Jugut

Sulmuesi i Brazilit Neymar duket se ka lënë prapa krahëve lëndimin e tij dhe tashmë është rikuperuar plotësisht. Kështu së paku ka konfirmuar trajneri i Brazilit, Tite, i cili ka thënë se ylli i Paris-Saint-Germain do të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të kombëtares, përcjellë lajmi.net. “Po, Neymari do të luajë. Ai do të stërvitet…

Sport

04/12/2022 15:47

Sulmuesi i Brazilit Neymar duket se ka lënë prapa krahëve lëndimin e tij dhe tashmë është rikuperuar plotësisht.

Kështu së paku ka konfirmuar trajneri i Brazilit, Tite, i cili ka thënë se ylli i Paris-Saint-Germain do të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të kombëtares, përcjellë lajmi.net.

“Po, Neymari do të luajë. Ai do të stërvitet me ne dhe nëse gjithçka shkon mirë, ai do të jetë në fushë.”, ka thënë Tite.

Brazili dhe Koreja e Jugut do të ballafaqohen më 5 dhjetor dhe fituesi i këtij ballafaqimit do të kalojë në çerekfinale të Kampionatit Botëror./Lajmi.net/