Rinumërimi, PDK u dëmtua me 500 vota në vetëm 3 vendvotime

18:59 | 11 Tetor 2019

KQZ ka filluar procesin e rinumërimit në 313 vendvotime ku dyshohet se ka pasur probleme me formularë.

Deri tani, janë numëruar mbi 60 vendvotime, derisa anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë publikuar edhe problemet që kanë ndodhur me formularë, shkruan lajmi.net.

Sipas një aktivisti të kësaj partie, vetëm 3 vendvotime, Partia Demokratike e Kosovës është dëmtuar me 490 vota.

Ai këtë e ka treguar në Facebook, ku edhe ka bashkangjitur fotografitë e vendosjes gabimisht të votave krahas partive politike.

Parti të ndryshe politike kanë kërkuar rinumërim votash në nivel vendi gjë që është refuzuar nga PZAP. /Lajmi.net/