Rita, a je ti?
Rita Ora e ka imituar stilin e Kanye West, duke e postuar një fotografi në Instagram, ku shihet ta ketë vendosur në fytyrë një maskë të bardhë. Vetëm manikyri e identifikon këngëtaren shqiptare. “LA shihemi së shpejti. Po ndihem paksa sikur Yeezus sot”, ka shkruar 23 vjeçarja në këtë rrjet social. Gjatë turneut Yeezus, Kanye…

ShowBiz
Rita Ora e ka imituar stilin e Kanye West, duke e postuar një fotografi në Instagram, ku shihet ta ketë vendosur në fytyrë një maskë të bardhë. Vetëm manikyri e identifikon këngëtaren shqiptare.
“LA shihemi së shpejti. Po ndihem paksa sikur Yeezus sot”, ka shkruar 23 vjeçarja në këtë rrjet social. Gjatë turneut Yeezus, Kanye West i kishte vendosur në fytyrë disa lloje të maskave, vitin që shkoi.
Rita qëndroi në festivalin ‘Palais des Festivals’ në Cannes. Ajo më pas, të hënën, udhëtoi drejt Los Angelesit, ku do të marrë pjesë në angazhimet e radhës.