Rita bën këngë me të dashurin
Çifti i famshëm Rita Ora dhe Calvin Harris janë duke bërë muzikë të ëmbël së bashku dhe ata kanë përfunduar së bashku në studio, për të punuar në këtë bashkëpunim. Këngëtarja e hitit ‘Hot Right Now’ dhe DJ skocez, e shkruan së bashku singlin e tyre të ri ‘Will Never Let You Down’, dhe ata…

ShowBiz
Çifti i famshëm Rita Ora dhe Calvin Harris janë duke bërë muzikë të ëmbël së bashku dhe ata kanë përfunduar së bashku në studio, për të punuar në këtë bashkëpunim.
Këngëtarja e hitit ‘Hot Right Now’ dhe DJ skocez, e shkruan së bashku singlin e tyre të ri ‘Will Never Let You Down’, dhe ata ishin të mbërthyer krah për krah me njëri tjetrin, gjatë regjistrimit të këngës.
“Të jem e sinqertë, ajo ishte e natyrshme. Unë nuk do ta bëjë këngën nëse ajo nuk do të kishte asnjë kuptim”, deklaroi këngëtarja kosovare në një intervistë për BBC Radio 1.
– “Unë nuk kam qenë kurrë kundër bashkëpunimit me dikë me të cilin jam e lidhur. Ne ishim të ulur në shtëpi dhe ai e kishte një ide, më pas unë e shtova një tjetër dhe në fund e përfunduam atë së bashku”.
Dyshja e mori veten pasi u raportua për një ndarje të tyre. Por, ata u panë dorë për dore në qilimin e kuq në Grammt Aëards 2014 të dielën e kaluar, më 26 janar.