Rita bën ‘striptiz’ në një paraqitje në Londër

Rita Ora zhvishet nga kostumi i saj kat në të brendshmet e bardha ‘Calvin Klein’, gjatë performancës së saj për G-A-Y në Londër.

ShowBiz

11/05/2014 20:53

Rita njihet për shijen e saj për modën dhe për daljet e saj gjithmonë interesante.

Këtë të shtunë në mbrëmje Rita është parë të shkojë në një klub të Londrës për të performuar, e veshur me kostum klasik, pantollona, këmishë, setër e kravatë dhe flokë të kapur.

Por kështu nuk qëndroi gjatë… Rita filloi të performojë në G-A-Y dhe deri në fund të këgës, ajo hoqi një nga një të gjitha rrobat, duke mbetur vetëm me të brendhsmet e bardha nga ‘Calvin Harris’.

Rita ka shfaqur fizikun shumë të mirë dhe lëkurën e shëndetshme dhe të bukur, që e paraqiti shumë tërheqëse.

Pas performancës Rita ka veshur një fustan të gjatë me ngjyra dhe flokët i kishte tanimë komplet të lëshuara.

Rita sot ka vendosur në iTunes singëlin e saj më të ri ‘I will never let you down’ në Britani dhe menjëherë kënga ka shkuar në vendin e parë si kënga më e shitur.