Rita Ora i bashkohet fushatës për raportim të dhunës

Para disa ditësh në Kosovë është hapur fushata kundër dhunës në familje. Fytyra të shumta publike i janë bashkëngjitur kësaj fushate, shkruan lajmi.net. Në mesin e personazheve publike që iu bashkëngjiten kësaj fushate është edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me anë…

ShowBiz

29/11/2022 14:08

Para disa ditësh në Kosovë është hapur fushata kundër dhunës në familje.

Fytyra të shumta publike i janë bashkëngjitur kësaj fushate, shkruan lajmi.net.

Në mesin e personazheve publike që iu bashkëngjiten kësaj fushate është edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me anë të një postimi në Facebook.

“Rita Ora i bashkohet thirrjes së institucioneve për raportim të dhunës! Faleminderit Rita dhe Vera Ora”, shkroi ajo. /Lajmi.net/