Rodri flet për stërvitjet me Guardiolan: Po mësoj gjithçka nga e para

18:33 | 11 Tetor 2019

Transferimi i verës tek Man City, Rodri Hernandez, ka folur për stërvitjet me skuadrën e re dhe vështirësitë që po kalon.

Rodri ka treguar për dallimet  që ka gjetur tek Manchester City, krahasuar me periudhën kur ishte tek  Atletico Madrid.

“Mendoj se është sfidë e madhe për mua, pasi nuk jam mësuar të luaj në këtë pozicion” ka thënë Rodri për ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

“Nuk kisha këtë rrol special tek Atletico. Jam duke mësuar gjëra të reja, si të shkoj, kur të qëndroj, kur të bëj faull taktik, kur të kërcej..” ka thënë tutje spanjolli.

Rodri erdhi tek Manchester City si lojtari që shihej se do të zëvendësonte brazilianin Fernandinho, i cili së fundmi po aktivizohet si qendër mbrojtës. /Lajmi.net/