Roma refuzon të rrisë ofertën për Smalling

Roma nuk është e gatshme t’i ofrojë Chris Smalling një kontratë më të mirë se ajo që i propozuan në tetor. Sipas ‘Sky Sports Italia’, romakët nuk duan të bëjnë ndonjë ofertë tjetër anglezit, transmeton lajmi.net. Marrëveshja aktuale e mbrojtësit skadon në fund të sezonit dhe Roma i ka ofruar atij një zgjatje dyvjeçare me…

Sport

08/12/2022 23:24

Roma nuk është e gatshme t’i ofrojë Chris Smalling një kontratë më të mirë se ajo që i propozuan në tetor.

Sipas ‘Sky Sports Italia’, romakët nuk duan të bëjnë ndonjë ofertë tjetër anglezit, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja aktuale e mbrojtësit skadon në fund të sezonit dhe Roma i ka ofruar atij një zgjatje dyvjeçare me një pagë 3.5 milionë euro.

Smalling ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo do të largohet, por Inter dhe Juventus po tregojnë interes./Lajmi.net/