Roma udhëheq me Gervinhon
Roma mposhti Napolin 3:2 në Olimpico, në duelin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Në një ballafaqim jashtëzakonisht interesant, Giallorossët morën avantazhin, por minimal, para duelit të kthimit pas një javë në San Paolo. Gervinho e kaloi Romën në epërsi pas 13 minutash lojë kur dribloi portierin e Napolit, Pepe Reina dhe e…

Sport
Roma mposhti Napolin 3:2 në Olimpico, në duelin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Në një ballafaqim jashtëzakonisht interesant, Giallorossët morën avantazhin, por minimal, para duelit të kthimit pas një javë në San Paolo.
Gervinho e kaloi Romën në epërsi pas 13 minutash lojë kur dribloi portierin e Napolit, Pepe Reina dhe e dërgoi topin në portën e zbraztë, pas një asistimi të bukur nga kapiteni Francesco Totti.
Avantazhin e vendasve e dyfishoi Kevin Strootman me një goditje të fuqishme nga distanca, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Mirëpo, menjëherë pas intervalit erdhi kundërpërgjigja e Napolit.
Morgan de Sanctis e devijoi topin në portën e tij pas një goditje nga Gonzalo Higuain, kurse rezervisti Dries Mertes e barazoi rezultatin në minutën e 70’të.
Por, Gervinho ishte hero i Romës pasi shënoi golin e fitores në minutën e 88’të të takimit.