Ronaldo e meritoi Topin e Artë
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është i kënaqur qe Cristiano Ronaldo e fitoi Topin e Artë në janar, duke i dhënë fund dominimit të Lionel Messit. Ylli i Real Madridit mposhti Messin dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery duke u shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013. Qendërmbrojtësi i gjigantit katalan…

Sport
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është i kënaqur qe Cristiano Ronaldo e fitoi Topin e Artë në janar, duke i dhënë fund dominimit të Lionel Messit.
Ylli i Real Madridit mposhti Messin dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery duke u shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013.
Qendërmbrojtësi i gjigantit katalan mendon se Ronaldo e meritoi çmimin.
“Dikush u befasua, sidomos ata që nuk e njohin, por jo unë. Ai ka një epitet të djaloshit të ashpër, por mbi të gjitha, ishte gjëja e mirë reagimi që bëri. Ai vërtetë e deshi, vuajti për të dhe e mori. Nuk kam biseduar me të së fundmi”, deklaroi Pique për Jot Down.
“E kam ndërruar numrin disa herë, njësoj sikurse ai, ma merr mendja, por gjithmonë kam diçka të mirë për të thënë sepse më pëlqen. Nga ajo që kam parë së fundmi, ai më duket se ka ndryshuar pak, por personalisht më pëlqen si person, ai më ndihmoi shumë kur erdha në Manchester United”, përfundoi ai.