lajmi.net

Ronaldo, favorit për Këpucën e Artë

Luis Suarez dështoi ta kalonte Cristiano Ronaldon në betejën për Këpucën e Artë, pasi nuk shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Newcastles. Ylli uruguaian dhe ylli portugez kanë numër të njëjtë golash, 31, por CR7 e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sport

12/05/2014 15:45

Ylli i Liverpoolit, Luis Suarez ka dështuar ta kalojë sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo në krye të renditjes për çmimin ‘Këpuca e Artë’ (golashënuesi më i mirë i Evropës), në ndeshjen e fundit të kampionatit anglez.

Përfaqësuesi uruguaian nuk e gjeti golin në fitoren 2:1 ndaj Newcastles dhe e mbylli sezonin me 31 gola.

Ronaldo ka numër të njëjtë golash, pasi nuk luajti ndaj Celtas, për shkak të lëndimit, kurse Lionel Messi (28) e Diego Costa (27) dështuan ta gjenin golin, po ashtu.

Sidoqoftë përpos Suarezit, Ronaldo, Messi e Costa e kanë edhe nga një ndeshje në dispozicion, për t’i përmirësuar statistikat.

Ndër të tjera, Ciro Immobile lëvizi në pozitën e gjashtë pas golit të shënuar në barazimin e Torinos 1:1 me Parmën, ndërsa Daniel Sturridge arriti në kuotën e 21 golave, pas fitores ndaj Neëcastle.

Ronaldo, favorit për Këpucën e Artë

Cristiano Ronaldo është favorit për ta fituar Këpucën e Artë të Evropës. Ylli portugez ka realizuar 31 gola, një më shumë se përcjellësi kryesor, Luis Suarez.

Sport

05/05/2014 15:57

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e ka kaluar yllin e Liverpoolit, Luis Suarez nuk krye të renditjes për Këpucën e Artë të Evropës, falë golit të realizuar në barazimin 2:2 ndaj Valencias të dielën.

Futbollisti portugez ka realizuar 31 gola këtë sezon në La Liga, nj më shumë se rivali uruguaian, ndërsa Liverpooli do të përballet me Crystal Palace të hënën mbrëma.

Lionel Messi po ashtu shënoi në barazimin 2:2 të Barcelonës ndaj Getafes të shtunën dhe tash ka lëvizur në pozitën e tretë, me 28 gola, një më shumë se sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, i cili nuk shënoi ndaj Levantes, në humbjen 2:0.

Dyshja e Salzburg, Jonatan Soriano e Alan, të dy shënuan në fitoren 4:0 ndaj Ried, duke i zënë pozitat pesë dhe nëntë.