Ronaldo Out, Bale In
Real Madrid do të luajë pa të suspenduarin Cristiano Ronaldo në ballafaqim me Villarrealin të shtunën, por do të pres rikthimin e përforcimit më të shtrenjtë, Gareth Bale, që të kompensojë mungesën e portugezit. Gara për kreun e tabelës në La Ligë është e nxehtë pasi Atletico Madrid udhëheq me 57 pikë, tri më tepër…

Sport
Real Madrid do të luajë pa të suspenduarin Cristiano Ronaldo në ballafaqim me Villarrealin të shtunën, por do të pres rikthimin e përforcimit më të shtrenjtë, Gareth Bale, që të kompensojë mungesën e portugezit.
Gara për kreun e tabelës në La Ligë është e nxehtë pasi Atletico Madrid udhëheq me 57 pikë, tri më tepër se Barcelona dhe Real Madrid .
Reali mposhti Atleticon 3:0 në duelin e parë gjysmëfinal të Copa del Rey të mërkurën por Bale nuk luajti. Trajneri Carlo Ancelotti ka deklaruar se ylli uellsian është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm për lojë.
Bale pritet të paraqitet kundër Villarrealit, ndeshja e parë prej tri gjatë së cilave do të mungojë Ronaldo për shkak të suspendimit.
“Ai është në rregull por nuk e aktivizuam për shkak të kujdesit. Është në rregull, nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të ri. Të shtunën nuk e kemi Cristianon por Bale është rikthyer dhe ky është lajm i mirë për ne”, deklaroi italiani.
Bale, 24-vjeç ka pësuar lëndime të shpeshta këtë edicion, i pari për të në Bernabeu pas transferimit në klub nga Tottenham për rekord 100 milionë euro.