Rrini urtë në Botëror
Një xhirim tronditës që shfaq katër policë brazilianë duke e rrahur një tifoz me shkopinj gome, ka ngritur brenga rreth sigurisë në Kampionatin botëror. Incidenti u xhirua fshehurazi pas shpërthimit të dhunës mes tifozëve rivalë të Vila Nova dhe Atletico GO në shtetin Goias të dielën. Policët janë nën hetime por ende nuk janë ngarkuar…

Sport
Një xhirim tronditës që shfaq katër policë brazilianë duke e rrahur një tifoz me shkopinj gome, ka ngritur brenga rreth sigurisë në Kampionatin botëror.
Incidenti u xhirua fshehurazi pas shpërthimit të dhunës mes tifozëve rivalë të Vila Nova dhe Atletico GO në shtetin Goias të dielën.
Policët janë nën hetime por ende nuk janë ngarkuar me akuza.
Në reagimin e saj ndaj dhunës, FIFA tha: “Për Kampionatin botëror, ekziston një plan i sigurisë që do të garantojë një garë të qetë dhe të sigurt për tifozët, futbollistët dhe të gjithë pjesëmarrësit”.
Përgatitjet e Brazilit për Kampionatin botëror janë penguar nga huliganizmi, vonesat në punën rreth infrastrukturës në stadiumet e reja, akuzat për keqpërdorim parasysh dhe raste në gjykata sportive.