Rudenko: Nëse ka mundur Kosova, mundet edhe Donjeck

Përfaqësuesi i vetëshpallur i Donjeckit, shprehët optimist për shpallje të pavarësisë së këtij rajoni të Ukrainës. Ai thotë se, Kosova është rast të cilin mund ta ndjekin edhe ata. 

Bota

13/05/2014 13:48

I ashtuquajturi Kryeministri i Donjeckit, Miroslav Rudenko, ka deklaruar se nuk kërkon njohje nga bashkësia ndërkombëtare, por, sipas tij, është ende herët për të folur për bashkim me Rusinë.

Në një intervistë për radion letoneze, Rudenko ka thënë se për të ashtuquajturën Republikën e Donjeckit, nuk është e rëndësishme njohja, por fakti që kanë “shtet të pavarur”, ndërsa si shembull të ngjashëm e ka marr Osetinë e Jugut dhe Abkazinë në Gjerorgji të cilat janë njohur nga 6 shtete dhe Kosovën që është njohur në mbi 100 shtete.

“Natyrisht, ky është një trajtim i njëanshëm. SHBA diktojnë pothuajse të gjithë botën për të përcaktuar se kush duhet dhe kush jo të njihet. Ata të cilët janë të dashur për SHBA-të, ata pranohen”.

Kohëve të fundit në rajonin lindor të Ukrainës në Donjeck, kanë nisur trazira në mes të rebelëve pro-rusë dhe ushtrisë së Ukrainës.