Salah në Chelsea
Chelsea ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit ofanziv të Baselit, Mohamed Salah, ka njoftuar gjiganti londinez nëpërmjet një komunikate të shkurtër të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit. Zyrtarizimi i blerjes së tij do të bëhet pasi reprezentuesi egjiptian të arrijë marrëveshje personale me Chelsean dhe të kalojë testet mjekësore. Chelsea mposhti…

Sport
Chelsea ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit ofanziv të Baselit, Mohamed Salah, ka njoftuar gjiganti londinez nëpërmjet një komunikate të shkurtër të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit.
Zyrtarizimi i blerjes së tij do të bëhet pasi reprezentuesi egjiptian të arrijë marrëveshje personale me Chelsean dhe të kalojë testet mjekësore.
Chelsea mposhti Liverpoolin në garë për transferimin e Salah, i cili sipas medieve britanike do t’i kushtojë gjigantit londinez rreth 11 milionë funte.
Me largimin e Juan Matas në Manchester United, Chelsea do ta sjellë Salahun si zëvendësues të tij.
Ai shkëlqeu kundër londinezëve në Ligën e Kampionëve këtë sezon duke shënuar në të dyja ndeshjet e fazës së grupeve, përfshirë golin e fitores në Zvicër.