Scaloni: Formacioni ndaj Polonisë mund të jetë i njëjti si ndaj Meksikës, Enzo do ta ketë mundësinë e tij

Lionel Scaloni ka dhënë disa komente para ndeshjes ndaj Polonisë. Argjentina e luan ndeshjen e fundit në grup përballë Polonisë, ku duhet të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër. Para ndeshjes, Lionel Scaloni u paraqit në konferencë për shtyp, ku foli edhe për alternativat për formacionin startues. Ai la të hapur mundësinë që formacioni të duket…

Sport

29/11/2022 16:05

Lionel Scaloni ka dhënë disa komente para ndeshjes ndaj Polonisë.

Argjentina e luan ndeshjen e fundit në grup përballë Polonisë, ku duhet të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër.

Para ndeshjes, Lionel Scaloni u paraqit në konferencë për shtyp, ku foli edhe për alternativat për formacionin startues. Ai la të hapur mundësinë që formacioni të duket njëjtë sikur ndaj Meksikës.

“Është mundësi reale që të paraqitet formacioni i njëjtë sikur ndaj Meksikës, por s’kemi definuar akoma asgjë”, ka thënë Scaloni, përcjell lajmi.net.

“Enzo do të ketë mundësinë të luaj, sikur të gjithë të tjerët, qoftë nëse fillon ose jo. Sot lojtarët duhet të jenë të përgatitur për çfarëdo situate, por ne nuk kemi vendosur akoma asgjë”, shtoi ai.

Argjentina, në rast të fitores ndaj Polonisë, do të marrë pozitën e parë në grup. /Lajmi.net/