Sekreti i formës së Jennifer Lopez
Edhe pse 44 vjeçare, Jennifer Lopez e ka një trup fantastik. Sekreti i saj është se di t’u thotë ‘jo’ ëmbëlsirave dhe ushqimit me shumë kalori. “Nuk jam tip që e ekzagjeron në tavolinë”, ka thënë këngëtarja amerikane për magazinën ‘Glamour’, e cila ia ka dedikuar kopertinës së muajit mars. “Disa ndihen komod me një…

ShowBiz
Edhe pse 44 vjeçare, Jennifer Lopez e ka një trup fantastik. Sekreti i saj është se di t’u thotë ‘jo’ ëmbëlsirave dhe ushqimit me shumë kalori.
“Nuk jam tip që e ekzagjeron në tavolinë”, ka thënë këngëtarja amerikane për magazinën ‘Glamour’, e cila ia ka dedikuar kopertinës së muajit mars.
“Disa ndihen komod me një tas me akullore, por mua më shkakton dhimbje stomaku”, ka shtuar ajo. Gjithashtu, këngëtarja me prejardhje latine shkon vazhdimisht në palestër dhe ka vullnet të madh për të ushtruar.
Dhe, rezultatet tashmë janë parë. J-Lo është njëra prej femrave më seksi në botë, e shquar sidomos për të pasmet e saj gjigante dhe fytyrën mjaft simpatike.