Serbia duhet të luajë me Kosovën

Serbia u shokua kur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri i bëri ftesë Serbisë të luajë ndeshje miqësore në Prishtinë. Udhëheqës të Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) kanë përjashtuar mundësinë e zhvillimit të ballafaqimit, mirëpo pro ndeshjes është shprehur Milojko Pantic. Komentatori legjendar thotë se Serbia duhet të jetë mysafire…

Sport

23/01/2014 11:37

Serbia u shokua kur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri i bëri ftesë Serbisë të luajë ndeshje miqësore në Prishtinë.

Udhëheqës të Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) kanë përjashtuar mundësinë e zhvillimit të ballafaqimit, mirëpo pro ndeshjes është shprehur Milojko Pantic.

Komentatori legjendar thotë se Serbia duhet të jetë mysafire në kryeqytetin e Serbisë. “Jo vetëm që duhet të jemi mysafir tek ata, por edhe klubet nga Kosova duhet t’i përfshijmë në ligat tona”, deklaroi Pantic për Alo.rs.

“Kemi filluar negociatat për hyrje në Bashkimin Evropian, e kjo u mundësua pas bisedimeve në Bruksel mes politikanëve tanë dhe kolegëve të tyre nga Kosova me synim të normalizimit të marrëdhënieve, andaj pse mos ti normalizojmë edhe raportet e futbollit? Kështu, Tomislav Karadzicit i intereson vetëm që Kosova mos të ketë të drejtë të luajë dhe ta rikthejë Mihajlovicin, e për faktin se kemi dështuar me ekip, asgjë askujt”, shtoi ai.

Vokrri, Blatter dhe Karadzic

“A e dini çka, Serbia duhet të jetë mysafire në Prishtinë, dhe kjo duhet të jetë miqësorja e parë e futbollistëve nga Kosova. Dhe jo vetëm kaq, por edhe klubet kosovare duhet t’i inkuadrojmë në ligat tona. Për këtë është dashur të bisedohet me Vokrrin”, u shpreh Pantic.