SHBA mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon zbatimin e detyrimeve sa më shpejt

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars. Në shkrimin e saj në Twitter, ajo ka thënë se SHBA mirëpret marrëveshjen mes dy shteteve, duke bërë thirrje që palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më…

Lajme

19/03/2023 11:15

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.

Në shkrimin e saj në Twitter, ajo ka thënë se SHBA mirëpret marrëveshjen mes dy shteteve, duke bërë thirrje që palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më shpejt.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.