Shi në qytetin e shenjtë të Mekës

Qyteti i shenjtë i besimit Islam, Meka, i cili gjendet në Arabinë Saudite është përballur të enjten dhe të premten me një shi të jashtëzakonshëm. 

Bota

10/05/2014 00:08

Vendet Arabe nuk shohin shpesh të reshura. E, myslimanët të cilët po kryejnë umren në Qabe, Mekë, janë befasuar në natën e së enjtes gjatë namazit të natës kur filloi të binte shi.

Meka, në të cilën mbretëron klimë e nxehtë shkretinore, zakonisht përjeton reshje të shkurtra të shiut, mesatarisht katër apo pesë herë në vit.

Për këtë arsye, pelegrinët ishin shumë të ngazëllyer për këtë shans të rrallë për t\’u lutur në shi në afërsi të vendit të shenjtë.