Shkoi të blejë pika për sy, por u shokua kur e pa çmimin

20:52 | 15 Maj 2019

Një klient ka treguar se është shokuar kur i është kërkuar të paguajë 4 miliardë dollarë për një shishe pika të syve kundër tharjes nga një degë e Specsavers.

Kamermani Martyn Chidlow tha se “nuk mund t’i besonte syve” kur pa shifrën prej 4,031,626,711 dollarë në arkë, njofton Klan Kosova.

55-vjeçari nga Wrexham, i tha mediave se sapo kishte testuar sytë e tij dhe kishte marrë një recetë nga mjeku për sytë e thatë.

“Vajza skanoi shishen dhe u shokua kur pa çmimin, pastaj e skanoi sërish dhe ishte i njëjti çmim. Unë dëshiroja të paguaj me kartelë”.

“Ajo ishte me të vërtetë e mirë, por nuk ishte gabim njerëzor, ishte vetëm një problem me kompjuterizimin”.

Një zëdhënëse për Specsavers tha: “Skanerët tanë brenda dyqanit në këtë rast duket se kanë përpunuar numrin ID të klientit në vend të barkodit të produktit.