Shqiptari nga Presheva ia fal serbit karrocën e shtrenjtë invalidore

Bujar Nexhipi (52), shofer i ndërmarrjes “Mimoza” nga Presheva, ia ka falë shoqatës së paraplegjikëve në Vrahë një karrocë elektrike që shumë vështirë gjenden në Serbi.

Lajme

12/05/2014 23:45

Nëse blihen, janë të shtrenjta, kushtojnë rreth 245,000 dinarë (1 euro=115 dinar). Për ta përfituar atë me procedurë të rregullt nevojiten 8 vjet kohë pritjeje, shkruan gazeta Blic e Beogradit.

Srgjan Trajkoviq (43), kryetar i Shoqatës së paraplegjikëve, tha se në vendin ku ishte duke qënderuar befas ia behu një njeri për të cilin mendonte se i nevojitej ndihma.

“Mik, më nevojitet të nxjerr një certifikatë shtetësie. Jam shqiptar dhe nuk di të gjendem mirë”, tha ai.

Trajkoviq, me karrocën e tij, shkoi nga njëri sportel në tjetrin, duke mbledhur formularët e nevojshëm, i plotësoi, i fotokopjoi, i dorëzoi dhe pas 15 minutave Bujar Nexhipit ia dorëzoi certifikatën e shtetësisë. Nexhipi, me certifikatë në dorë, nuk mund të besonte që e tërë kjo u krye kaq shpejt.

“Mik, nga falënderimi im ju nuk keni asgjë. A bën të ma jepni numrin e telefonit tuaj”, pyeti Nexhipi, i cili drejton autobusin në linjat Preshevë – Bernë, Preshevë – Shtutgart dhe atë Shkup – Bruksel.

“Gjithçka është në rregull mik. Zoti është atje lartë dhe i sheh të gjitha. Ai na ka bashkuar, ai do ta zgjidhë tërë këtë”.

Pas kësaj u ndanë.

Para shtatë ditëve, Trajkoviqit i cingëroi telefoni.

“Mik, po kthehem nga Zvicra. Momentalisht jam te Krushevci, Dua të takohemi në Vraj, pas tre orëve për të ta dhënë një dhuratë të vogël”, tha Nexhipi.

Kur u takuan, Trajkoviq kishte çka të shihte: Nexhipi kishte blerë dhe e kishte sjellë me vete një karroce për transportimin e personave të hendikepuar.

“Duke dhuruar këtë karrocë, kam bërë më të paktën që kam mundur të bëjë. Ai gjest imi është vetëm përgjigje në sjelljen njerëzore të mikut tim në panjohur deri atëherë që rrinte në karrocë. E dyta, në atë dhuratë, në atë gjest është një pjesë e shpirtit tim, pjesë e zemrës sime, e edukimit tim që e kam nga familja”, tha Nexhipi.

Si merr vesh gazeta Blic, kjo karroce ka shkuar në adresë të Milka Asenova në Bosilegrad. Ajo është një nga 80 anëtarët e Shoqatës së paraplegjikëve nga Vraja, e cila tubon serbë, shqiptarë, bullgarë, maqedonas dhe romë.