Si e kishte parashikuar ‘super – kompjuteri’ fundin e Premierligës?

15:04 | 17 Maj 2019

Fundjavën e kaluar Manchester City u rikonfirmua kampion i Premierligës, duke fituar titullin e shtatë në histori të klubit.

Skuadra e Pep Guardiola ia doli ta fitojë betejën e gjatë dhe të vështirë me Liverpool, që u rendit në vendin e dytë me një pikë më pak se liderët.

Thënë ndryshe, Manchester Cityt iu nevojitën hiq më pak se 98 pikë për të fituar titullin në sezonin 2018/2019,

Këtë sezon më atraktivë e ka bërë edhe ‘Talk Sport’ me super kompjuterin e tyre të parashikimeve.

Në fillim të sezonit, ky super kompjuter kishte bërë një parashikim, duke nxjerrë Manchester Cityn kampion dhe Liverpoolin në vendin e dytë, gjë e cila i ka dalë e saktë.

Dështimi më i madh i kompjuterit ka dalë të jetë Manchester United, për të cilën skuadër ka parashikuar se do të përfundonte në vendin e tretë.

Por, kompjuteri ka qenë i saktë edhe te skuadrat që kanë rënë nga kategoria, duke ia qëlluar dy prej tyre./Lajmi.net/