S’ka pazar në Prishtinë

Isa Mustafa e mbylli fushatën në Prishtinë. Dha premtimet për një mandat tjetër dhe denoncoi premtimet e të tjerëve. Dhe e fitoi një deputet më shumë në Kuvend, duke e bindur Muhamet Mustafën t’i bashkohet LDK’së.

Lajme

01/11/2013 18:56

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbyllur fushatën zgjedhore në Prishtinë me bindjen se Kryeqyteti do të vazhdojë të qeveriset nga kjo parti edhe pas zgjedhjeve të pesta lokale në Kosovë.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë gjatë tubimit zgjedhor se i ka mbajtur premtimet e bëra katër vite më parë dhe do t’i mbajë edhe premtimet e dhëna gjatë ditëve të fushatës për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Ndërsa ka denoncuar premtimet e të tjerëve.

“Premtimet e të gjithë atyre që gjatë këtyre viteve e penguan zhvillimin ekonomik të Kosovës e penguan zhvillimin urban të Kosovës, penguan zhvillimin lokal të Prishtinës janë premtime të pabazuara, janë premtime të cilat jepen me kushtëzime dhe unë ju them të tillëve se Prishtina nuk fitohet me kushtëzime , se vota në Prishtinë nuk bëhet  pazar dhe se Prishtina votat e tyre nuk i bën pazar me askënd”.

“Ne mburremi me veprat tona këtu mburremi sepse trashëgojmë veprën e themeluesit të shtetit tonë të ideatorit të pavarësisë Ibrahim Rugovës”.

“LDK do të jetë shumë vigjilente në mbrojtjen e votës të saj, në numërimin e votës të saj në kontrollin e votës të saj”.

“Kërkoj nga të gjitha subjektet politike që të ketë korrektësi të plotë në procesin e votimit dhe legjitimimit të votave sepse nuk do të lejojmë asnjë votë e LDK`së t`i shkoj tjetër kujt, ashtu siç nuk do të lejojmë që asnjë votë tjetër të vijë në Lidhjen Demokratike”.

“Vota do të fitohet me vullnetin e lirë të qytetarëve dhe ne do të pranojmë çdo votë që shpreh një vullnet të lirë të qytetarëve”.

“Ne po ashtu u themi të gjithë atyre që premtuan shumë dhe nuk bënë asgjë për Prishtinën dhe Kosovën”.

“Prishtina është vendi  ynë, vend i gjithë qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës prandaj vota e Prishtinës do të jetë votë e jona votë e të gjithë neve sepse ne ndajmë votën për vendin tonë për qytetin tonë”.

Në këtë tubim, Lidhja demokratike e Kosovës fitoi edhe një deputet më shumë në Kuvendin ëe Kosovës, pasi që Muhamet Mustafa hoqi dorë nga të qenit deputet i pavarur dhe vendosi t’i bashkohet kësaj partie.

Ao bëri thirrje që votuesit ta votojnë Isa Mustafën për Kryetar të Prishtinës.

“Votën tonë do ta kenë vetëm ata që jo vetëm me fjalë por edhe me vepra e luftojnë korrupsionin ata që angazhohen për një privatizim me tipare europiane, e LDK`ja tani më e ka pasaportën dhe vizën europiane si pjesë e partive popullore të Europës”.

“Ne duhet të bëjmë të gjithë përpjekje që ky lidership të bëhet realitet në këto zgjedhje lokale dhe ato nacionale prandaj sot po I japim mbështetjen Isa Mustafës që të udhëheqës konsolidimin dhe thellimin e transformimeve në Prishtinë dhe të udhëheq ndryshimet e domosdoshme në Kosovë”, tha Muhamet Mustafa.

Në këtë tubim ka qenë i pranishëm edhe ish Presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu