Skandali i Bolognas

Skuadra në telashe nga Serie A, Bologna ka suspenduar katër anëtarë nga stafi teknik pasi harruan të dalin të presin përforcimin e ri Ibson, në aeroport, kanë njoftuar mediat italiane të hënën. Presidenti i klubit Albano Guaraldi u hidhërua shumë kur mësoi se braziliani erdhi të dielën, por nuk e gjeti askënd për ta pritur.…

Sport

04/02/2014 14:00

Skuadra në telashe nga Serie A, Bologna ka suspenduar katër anëtarë nga stafi teknik pasi harruan të dalin të presin përforcimin e ri Ibson, në aeroport, kanë njoftuar mediat italiane të hënën.

Presidenti i klubit Albano Guaraldi u hidhërua shumë kur mësoi se braziliani erdhi të dielën, por nuk e gjeti askënd për ta pritur.

Dhe, ai ka marrë masa të menjëhershme duke suspenduar katër anëtarë të stafit teknik që kishin për detyrë të merren me pritjen e futbollistit të ri.

Bologna është në pozitën e 17’të në Serie A me 18 pikë, një pikë më shumë se zona e rrezikuar.

Ish mesfushori i Portos dhe Spartak Moskës, Ibson, 30-vjeç, iu bashkua Bolognas nga klubi brazilian Corinthians.