Solskjaer tregon se si do ta inspirojë skuadrën për ndeshjen ndaj Barcës – Lajmi.net
Solskjaer tregon se si do ta inspirojë skuadrën për ndeshjen ndaj Barcës
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 10:59, 15 April 2019
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, do të ketë punë të vështirë gjatë së martës.

Norvegjezit i duhet që ta përgatis maksimalisht skuadrën e tij për ndeshjen kundër Barcelonës, e cila do të jetë e vlefshme për raundin e dytë të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Përveç përgatitjeve taktike, trajneri i Man United e di se një rrol të madh luan edhe motivimi i lojtarëve.

Megjithatë, Solskjaer ka thënë se skuadra nuk mund të kthehet në kohë dhe të shoh vitin 1999 për tu inspiruar, pasi sipas tij, ajo ishte diçka ndryshe.

“Jo, nuk do t’iu them asgjë rreth saj, pasi ajo ishte kundër Bayern Munich. Ishte finale dhe ishte ndryshe” ka thënë fillimisht Solskjaer, transmeton lajmi.net.

“Ne do të përdorim ndeshjen kundër PSG dhe atë kundër Juventus. Ne kemi mposhtur disa nga skuadrat më të mira jashtë shtëpisë dhe kemi luajtur kundër lojtarëve të mëdhenj” ka thënë tutje Ole.

“Ajo që kemi bërë kundër Paris Saint Germain duhet të na jap vetëbesim sepse eksperienca ishte e jashtëzakonshme” ka shtuar trajneri.

“Me siguri so lojtarët po ëndërrojnë për një gjë të ngjashme që të ndodh në ‘Camp Nou’” ishin fjalët e Solskjaer.

Manchester United është në disavantazhin e një goli para kësaj ndeshje. Do të jetë mjaft e vështirë që të përmbyset Barcelona, sidomos para tifozëve të saj. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO